“Projektet e Përparim Ramës” / debat i ashpër mes Rafunës e Sveçlës, ndërhyn Musmurati

Kandidati për asamblist nga LVV, Gëzim Sveçla, shefja e Grupit të Asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, dhe kandidatja për asambliste nga PDK, Besianë Musmurati, kanë pasur përplasje të forta në emisionin “Adresa” mbi realizimin e projekteve të kryeqytetit. Sveçla e kritikoi kryetarin aktual Përparim Rama, duke thënë: “Nuk ka një komunë në Kosovë dhe nuk

“Projektet e Përparim Ramës” / debat i ashpër mes Rafunës e Sveçlës, ndërhyn Musmurati

Kandidati për asamblist nga LVV, Gëzim Sveçla, shefja e Grupit të Asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, dhe kandidatja për asambliste nga PDK, Besianë Musmurati, kanë pasur përplasje të forta në emisionin “Adresa” mbi realizimin e projekteve të kryeqytetit.

Sveçla e kritikoi kryetarin aktual Përparim Rama, duke thënë:

“Nuk ka një komunë në Kosovë dhe nuk ka një kryetar, i cili e ka shkel ligjin më shumë se Përparim Rama.”

Rafuna e mbrojti qeverisjen e Ramës duke përmendur disa nga projektet e realizuara:

“Ki shkolla, ki QKMF në Veternik, ki anekse të shkollave e ki sheshin ‘Rexhep Luci’ edhe rrugën A.”

Megjithatë, Sveçla kundërshtoi:

“QKMF në Veternik është projekt i Shpend Ahmetit, sheshi ‘Rexhep Luci’ është ndërtuar pa leje.”

Nga ana tjetër, Musmurati theksoi se shumica e projekteve të mëdha nuk janë filluar:

“Po du veç me ta rikujtu, rifdefinimi i qendrës unaza e brendshme nuk është përfundu as nuk ka filluar, gjashtë parkingje në unazën e brendshme nuk kanë filluar, platforma ndërlidhëse prej Pallatit të Rinisë deri te lagjia Arbëria nuk ka filluar, nënkalimi te Veterniku te Stacioni i Autobusëve nuk ka filluar, ishujt urban në Aktash as nuk kanë filluar, nënkalimi nga komuna e vjetër deri te Nënë Tereza nuk ka filluar, tregu i gjelbër nuk ka filluar, asnjë premtim prej projekteve të mëdha nuk e keni filluar”, tha Musmurati. /Gazeta10