U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”

Libri trajton proceset diplomatike të viteve vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe zhvillimet që shoqëruan rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.
Sipas përshkrimit zyrtar të veprës, autori sjell dokumente, dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe, me fokus të veçantë te roli i Shqipërisë në çështjen e Kosovës, mundësitë e veprimit të një shteti të vogël përballë një krize të madhe ndërkombëtare dhe raporti ndërmjet politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.
The post U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



