Protestë simbolike nga shqiptarët në Preshevë kundër diskriminimit serb
Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar një aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, e një zyrtare […] The post Protestë simbolike nga shqiptarët në Preshevë kundër diskriminimit serb appeared first on Albinfo.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar një aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, e një zyrtare policore serbe s’u dënua “pasi na quajti minj”.
“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë! Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minj. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta kundër diskriminimit që autoritetet serbe po ua bëjnë atyre.
The post Protestë simbolike nga shqiptarët në Preshevë kundër diskriminimit serb appeared first on Albinfo.