PSG “ngacmon” Zhegrovën – një verë e nxehtë pritet për yllin e Kosovës

Nga Franca vjen një lajm që mund të ndezë afatin kalimtar të verës. Edon Zhegrova është në radarët e Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve të mediumit francez Foot Sur 7, gjiganti parisien ka shënjestruar yllin e përfaqësueses së Kosovës si pasuesin ideal të Kang-In Lee, i cili pritet të largohet nga “Parc des Princes”. Koreano-jugori nuk […] The post PSG “ngacmon” Zhegrovën – një verë e nxehtë pritet për yllin e Kosovës appeared first on Albinfo.

PSG “ngacmon” Zhegrovën – një verë e nxehtë pritet për yllin e Kosovës

Nga Franca vjen një lajm që mund të ndezë afatin kalimtar të verës. Edon Zhegrova është në radarët e Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të mediumit francez Foot Sur 7, gjiganti parisien ka shënjestruar yllin e përfaqësueses së Kosovës si pasuesin ideal të Kang-In Lee, i cili pritet të largohet nga “Parc des Princes”. Koreano-jugori nuk po bind trajnerin Luis Enrique dhe përflitet për një kalim të mundshëm te Manchester United.

Në këtë situatë, syri i PSG-së bie mbi një emër të njohur në Ligue 1 – Edon Zhegrovën. Edhe pse aktualisht jashtë fushave për shkak të një lëndimi në ije të pësuar dhjetorin e kaluar kundër Marseille, 26-vjeçari ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij brilante për Lille këtë sezon.

Në vetëm 21 paraqitje, Zhegrova ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime – statistikë që flet vetë. Veçanërisht, shkëlqimi i tij në mbrëmjet e mëdha të Ligës së Kampionëve kundër skuadrave si Real Madrid e Juventus e ka vënë në qendër të vëmendjes, përcjell albinfo.ch.

 

 

The post PSG “ngacmon” Zhegrovën – një verë e nxehtë pritet për yllin e Kosovës appeared first on Albinfo.