Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse

Nëse jeni duke kërkuar punë në Zvicër ose planifikoni ta bëni këtë në të ardhmen, këto janë disa rregulla që duhet të ndiqni dhe kushte që duhet të plotësoni. Merrni leje pune Të gjithë të huajt, pavarësisht nga vendi i origjinës, kanë nevojë për një leje pune. Procesi është më i lehtë dhe më i […] The post Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse appeared first on Albinfo.

Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse

Nëse jeni duke kërkuar punë në Zvicër ose planifikoni ta bëni këtë në të ardhmen, këto janë disa rregulla që duhet të ndiqni dhe kushte që duhet të plotësoni.

Merrni leje pune

Të gjithë të huajt, pavarësisht nga vendi i origjinës, kanë nevojë për një leje pune.

Procesi është më i lehtë dhe më i shpejtë për shtetasit e BE-së dhe EFTA-s (Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni) sesa për shtetasit e vendeve të treta.

Në fakt, punonjësit nga BE/EFTA nuk kanë nevojë për leje për tre muajt e parë – pas kësaj, duhet të aplikojnë për lejen B në komunën ku banojnë.

Dokumentet që kërkohen janë: një dokument identifikimi i vlefshëm dhe një kontratë pune ose konfirmim nga punëdhënësi.

Për shtetasit jashtë BE/EFTA-s, procedura është më e gjatë dhe kriteret më të rrepta.

Flisni gjuhën

Nëse nuk jeni punësuar për një pozitë ku kërkohet vetëm anglishtja, atëherë duhet të keni njohuri në gjuhën e rajonit ku do të punoni, transmeton albinfo.ch. Në fakt, nëse nuk i plotësoni këto kërkesa gjuhësore, nuk do të merrni leje pune.

Bleni sigurimin shëndetësor

Në Zvicër, sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm dhe asnjë punëdhënës nuk do t’iu punësojë pa të.

Shumica e kompanive nuk ofrojnë sigurim shëndetësor për punonjësit, ndaj duhet ta blini vetë brenda 90 ditëve nga mbërritja dhe të paraqisni dëshminë tek zyra e burimeve njerëzore.

Përshtatni CV-në sipas stilit zviceran

Pavarësisht formës që ka ky dokument në vendin tuaj, punëdhënësit në Zvicër e preferojnë një curriculum vitae të përgatitur sipas standardeve të tyre.

Edhe pse përmbajtja kryesore është zakonisht e njëjtë – arsimimi dhe përvoja profesionale – zviceranët i kushtojnë rëndësi të veçantë një CV-je të shkruar mirë, pa gabime gramatikore apo drejtshkrimore.

Kini parasysh gjithashtu që CV-ja duhet të jetë në gjuhën e shpalljes së punës. Nëse nuk jeni të sigurt, shkruajeni në gjuhën e rajonit ku ndodhet kompania.

Jini të përgatitur për orë të gjata pune

Një javë pune “tipike” në Zvicër është rreth 42 orë për punësim me kohë të plotë, por në disa vende pune mund të shkojë deri në 45 orë. (Nëse ndryshon nga kjo, do të specifikohet në kontratën tuaj të punës).

Kjo mund të duket shumë nëse jeni mësuar të punoni më pak në vendin tuaj.

Por kurrsesi nuk duhet të përpiqeni të negocioni për më pak orë pune apo pushime më të gjata – përveç nëse punëdhënësi është shumë fleksibël dhe i hapur ndaj këtyre ndryshimeve.

Pranoni kushtet

Shumë vende pune në Zvicër nuk kanë kontrata individuale, por bazohen në Marrëveshjen Kolektive të Punës (CLA), e cila përcakton gjithçka – nga pagat dhe orët e punës, deri te kushtet e përgjithshme të punës.

Kjo marrëveshje synon të mbrojë si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit dhe, pasi të jetë negociuar nga sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, kushtet që përmban nuk mund të ndryshohen.

Pra, duhet ta pranoni (dhe ta nënshkruani) këtë kontratë ashtu siç është dhe të mos kërkoni ndryshime.

Nëse nuk pajtoheni me gjithçka që përmban, ndoshta ajo punë nuk është e duhura për ju.

 

The post Puna në Zvicër nuk është aq e lehtë sa duket – ja pse appeared first on Albinfo.