Qendrat e votimit janë hapur: Zgjedhjet federale në Gjermani kanë filluar

Zgjedhjet federale do të zhvillohen sot në Gjermani. Qendrat e votimit janë hapur që nga ora 08:00, parashikimet e para për rezultatet e zgjedhjeve priten menjëherë pas mbylljes së tyre në orën 18:00. Sipas sondazheve, Kristian Demokratët (CDU/CSU) me liderin aktual të opozitës Friedrich Merz si kandidat për kancelar ka të ngjarë të bëhen forca […] The post Qendrat e votimit janë hapur: Zgjedhjet federale në Gjermani kanë filluar appeared first on Albinfo.

Qendrat e votimit janë hapur: Zgjedhjet federale në Gjermani kanë filluar

Zgjedhjet federale do të zhvillohen sot në Gjermani. Qendrat e votimit janë hapur që nga ora 08:00, parashikimet e para për rezultatet e zgjedhjeve priten menjëherë pas mbylljes së tyre në orën 18:00.

Sipas sondazheve, Kristian Demokratët (CDU/CSU) me liderin aktual të opozitës Friedrich Merz si kandidat për kancelar ka të ngjarë të bëhen forca më e fortë në parlamentin e ri me rreth 30 për qind. Kancelari aktual Olaf Scholz ka pak shanse të konfirmohet në detyrë nga Bundestagu i ardhshëm, raporton DPA. Sipas sondazheve, socialdemokratët e tij janë në vendin e tretë me 15 për qind, madje pas populistes së djathtë AfD me 20 për qind, transmeton albinfo.ch.

Zgjedhjet, të planifikuara fillimisht për në shtator, u çuan përpara pasi koalicioni i Scholz i SPD, FDP dhe të Gjelbërve u rrëzua në nëntor për një mosmarrëveshje mbi buxhetin federal. Bundestagu i ri do të konstituohet jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve.

Rruga për zgjedhje të parakohshme, është hapur kur kancelari Olaf Scholz (SPD) shkarkoi ministrin e tij të financave Christian Lindner (FDP) më 6 nëntor të vitit të kaluar, gjë që shkaktoi prishjen e koalicionit.

The post Qendrat e votimit janë hapur: Zgjedhjet federale në Gjermani kanë filluar appeared first on Albinfo.