Qëndresa Morina doktoron në “Charles University” për Matematikë
Pragë: Qëndresa Morina, në matematikë mbaron studimet e doktoratës The post Qëndresa Morina doktoron në “Charles University” për Matematikë appeared first on Albinfo.

Qëndresa Morina ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Edukimit “Charles University” në Pragë të Çekisë, transmeton albinfo.ch.
Është ky një sukses i kësaj matematikane të re, e cila gjatë studimeve ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar kontributi i saj lartë nga profesorët çekë.
Të pranishëm në doktoraturë të Qëndresa Morina ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Çeki, Ilir Tepelena dhe Albesjana Ibërhysaj.
Ndërkohë, mentorja e saj, Nada Vondorova e ka çmuar lart punën e saj gjatë tërë studimeve./Albinfo.ch
The post Qëndresa Morina doktoron në “Charles University” për Matematikë appeared first on Albinfo.