Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror, raporton albinfo.ch. Sipas vendimit të miratuar, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë mërgimtarët që udhëtojnë me automjete për pasagjerë do të përfitojnë sigurim falas në cilëndo prej pikave […] The post Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët appeared first on Albinfo.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror, raporton albinfo.ch.
Sipas vendimit të miratuar, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë mërgimtarët që udhëtojnë me automjete për pasagjerë do të përfitojnë sigurim falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse të vendit. Polica e sigurimit do të jetë e subvencionuar për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, me kapacitet deri në 9 ulëse.
“Me stinën e verës, të gjithë e dimë se vijnë edhe bashkatdhetarët tanë. Mirëseardhja jonë e parë për ta është në pikat kufitare. Edhe sivjet, sikurse viteve të mëparshme, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, tha ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për të lehtësuar kostot e udhëtimit për mërgatën, raporton albinfo.ch.
The post Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët appeared first on Albinfo.