Qeveria ia ndan shqiptaro-amerikanëve 75 mijë euro për promovim të vendit

Qeveria e Kosovës në detyrë mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 256-të me radhë. Kjo mbledhje u zhvillua në formë elektronike. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit aty u morën dy vendime. E para, iu dha mbështetje procesit të nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të

Qeveria ia ndan shqiptaro-amerikanëve 75 mijë euro për promovim të vendit

Qeveria e Kosovës në detyrë mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 256-të me radhë.

Kjo mbledhje u zhvillua në formë elektronike.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit aty u morën dy vendime.

E para, iu dha mbështetje procesit të nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”.

Ekzekutivi ka ndarë edhe para për promovimin e vendit.

Tutje në njoftim theksohet se 75 mijë euro do të shkojnë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan./