Qeveria teknike do të shkojë në histori!

Një pjesë e analistëve mendojnë se ka ardhur koha për shkak se vendi nuk është më një “shtet i robëruar” siç është konstatuar edhe nga ndërkombëtarët, por edhe sepse një The post Qeveria teknike do të shkojë në histori! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria teknike do të shkojë në histori!

Një pjesë e analistëve mendojnë se ka ardhur koha për shkak se vendi nuk është më një “shtet i robëruar” siç është konstatuar edhe nga ndërkombëtarët, por edhe sepse një qeveri e tillë teknike në praktikë rezulton jofunksionale dhe shpesh keqpërdoret për pika partiake

Po numërohen ditët deri në përfundim të mandatit të Qeverisë së tretë teknike në Maqedoninë e Veriut. Kabineti qeveritar i Talat Xhaferit, i formuar njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, mund të jetë i fundit i këtij lloji nëse do të realizohen paralajmërimet e qeverisë së re për shfuqizimin e këtij instrumenti të instaluar në vitin 2016.

Një pjesë e analistëve mendojnë se ka ardhur koha për shkak se vendi nuk është më një “shtet i robëruar” siç është konstatuar edhe nga ndërkombëtarët, por edhe sepse një qeveri e tillë teknike në praktikë rezulton jofunksionale dhe shpesh keqpërdoret për pika partiake. Midis aktorëve politikë, megjithatë, është e paqartë nëse ka një konsensus që ajo të shkojë në histori.

“Shfuqizimi e qeverisë teknike është një lajm i mirë sepse është një shenjë se vendi është mjaft i pjekur për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe demokratike, gjë që ka ndodhur përgjithësisht në ciklet e fundit zgjedhore. Ajo që nuk ka ndodhur është zgjedhja e ekspertëve në një qeveri teknike që mbështetet ose duhet të mbështetet tek teknokracia. Zgjedhja e kuadrove jopartiake do t’i jepte gjithashtu më shumë peshë qeverisë teknike, në mungesë të pushtetit politik. Por për të shmangur abuzimet e mëtejshme partiake dhe polarizimet e ndryshme të shoqërisë, ndoshta është më e arsyeshme të shfuqizohet qeveria teknike kur tashmë jemi dëshmitarë të zgjedhjeve që mund të kategorizohen si të drejta dhe demokratike”, ka deklaruar për KOHA, Ivo Rangelloviq, analist.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, bëri të ditur se ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike janë në listën e ndryshimeve ligjore që planifikojnë t’i dorëzojnë Parlamentit si grup parlamentar apo koalicion. “Edhe para zgjedhjeve kemi pasur një qëndrim të qartë se nuk ka nevojë për qeveri teknike. Fatkeqësisht, nuk gjetëm mbështetje nga shumica e qeverisë në atë kohë”, tha Mickoski më 5 qershor.

Partia e ka përfshirë edhe në programin e saj zgjedhor dhe si sqarim thotë se “koncepti i qeverisë teknike është dëshmuar si krijues i krizave shtesë, joefikasiteti, polarizimi dhe mosfunksionimi i institucioneve”. Ata njoftojnë gjithashtu një “diskutim më të gjerë me të gjithë aktorët politikë”.

Nga ana tjetër, LSDM-ja nuk ka qëndrim për momentin. Deputeti dhe koordinatori aktual i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, i cili ishte ministër i punëve të brendshme në qeverinë e parë dhe kryeministër në qeverinë e dytë teknike, thotë se do të presin të shohin propozimin e mundshëm nga VMRO-DPMNE-ja dhe pastaj do të formojë një pozicion.

Ndryshe, që nga fundi i janarit kur u formua, qeveria e drejtuar nga Talat Xhaferi ka mbajtur 25 seanca. E fundit, e jashtëzakonshme, është mbajtur më 10 qershor dhe ka dhënë rekomandime për lirim nga puna të kategorive të rrezikuara të qytetarëve nga vala e të nxehtit në disa komuna të vendit. Në pak më shumë se pesë muaj, kryeministri Xhaferi mbajti katër konferenca për shtyp në qeveri, një sërë takimesh joformale, pati disa fjalime në manifestime dhe ceremoni… Inspektimet e shumta të punimeve ndërtimore që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore nëpër vende ku mbizotëron elektorati shqiptar, etj.

Me përfundimin e zgjedhjeve, katër ministra të LSDM-së u larguan nga përbërja e kësaj qeverie dhe u bënë deputetë. Me ligj, me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, mandatet e zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së që udhëhoqën ministritë e punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale, si dhe deputetëve shtesë (dy nga LSDM dhe tre nga VMRO-DPMNE) përfundoi më herët, në pesë resore. (koha.mk)

The post Qeveria teknike do të shkojë në histori! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .