Qeveria zvicerane synon rregulla më të qarta kundër qirave tepër të larta

Qeveria zvicerane synon rregulla më të qarta kundër qirave tepër të larta

Çështja e çmimeve të banesave dhe qirave vazhdon të jetë një prej temave të rëndësishme në Zvicër.

Këshilli Federal ka prezantuar një kundërpropozim ndaj të ashtuquajturës “Iniciativa për Qiratë”, e promovuar nga Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve, transmeton albinfo.ch.

Iniciativa kërkon një mekanizëm automatik dhe të rregullt monitorimi për të parandaluar qiratë abuzive. Qeveria federale, ndërkaq, propozon qasjen e saj, e cila synon krijimin e rregullave të qarta, transparente dhe të kuptueshme për përcaktimin e qirave.

Objektivi është që rregullat e reja të ndihmojnë në parandalimin e abuzimeve dhe njëkohësisht ta bëjnë më të qartë mënyrën se si përcaktohet çmimi i qirasë.

The post Qeveria zvicerane synon rregulla më të qarta kundër qirave tepër të larta appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.