Qytetarët: Organizimi për ditën e çlirimit ishte i mirë, por munguan shumë protagonistë të lirisë së Kosovës

Qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me organizimin e shënimit të 12 qershorit, ditës së çlirimit, e që këtë vit ishte jubilar, 25-vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, pas 78 ditë bombardime ndaj caqeve serbe. Qytetarët e intervistuar thonë se organizimi ishte modestë, porse kanë dashur që të kishte më shumë […]

Qytetarët: Organizimi për ditën e çlirimit ishte i mirë, por munguan shumë protagonistë të lirisë së Kosovës

Qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me organizimin e shënimit të 12 qershorit, ditës së çlirimit, e që këtë vit ishte jubilar, 25-vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, pas 78 ditë bombardime ndaj caqeve serbe.

Qytetarët e intervistuar thonë se organizimi ishte modestë, porse kanë dashur që të kishte më shumë personalitete botërore të pranishëm, sidomos ata të cilët kanë qenë protagonist të çlirimit të Kosovës.

Vesel Veseli, thekson se organizimi ishte modest, por e rëndësishme ka qenë se i është treguar botës se Kosova tashmë është shtet.

“Ishte një organizim modest, i mirë me tregu me shënu 25 e çlirimit nga okupatori serb, kjo ka qenë sa dokudo parakalimi i FSK-së, i Policisë, do të thotë i treguam botës se kemi shtet, se shteti mbahet duke pas një ushtri të fort e një polici profesioniste. Tek atëherë luftohet krimi, e duke e luftuar krimin atëherë zhvillohet shteti dhe demokracia do të thotë me sundim të ligjit, se pa sundim të ligjit s’ka shtet dhe demokraci”, theksoi ai.

Ai thotë se sipas mundësive organizimi ka qenë i duhur dhe më e mira ka qenë përfundimi pa ekses.

Derisa, për mos prezencën e Toni Blairit, ai ka thënë se mirë do të ishte të qëndronte porse e ka arsyetuar me angazhimet e ai ka mundur t’i ketë.

“Sipas mundësive, organizimi ka qenë i duhur dhe është e mire që ka përfunduar pa kurrfarë eksesi. Populli mjafton pa marr parasysh institucionet si e kanë organizuar diçka kur botën progresive demokratike tregohet që shqiptarët janë njerëz kooperativ që e duan demokracinë që e duan paqen, përkundër fqinjëve tanë Serbisë e cila kurrë nuk punon për paqe, po vetëm për destabilitet, për terrorizëm e gjenocid ndaj popullatave tjera…Tony Blair nuk mundem ta akuzoj, ndoshta misioni diplomatik sa ka qenë i angazhuar, ndoshta tjetër kund edhe është dashtë të shkoj atje në Ferizaj ku është përuruar përmendorja tij edhe s’ka pas kohë të rri këtu. Shumë mirë i ka dhënë fjaltë se unë pajtoj me demokracinë e Kosovës, shteti Kosovës po ec përpara dhe kështu duhet të ec”, theksoi ai.

Ndërsa, Hakif Hamiti ka thënë se ka pasur dëshirë që ish-kryeministri britanik Tony Blair të qëndronte në Kosovë për 12 qershor.

“Shumë me ka ardhur keq që nuk qëndroi Tony Blair, është vendimi i tij, nuk e di po shumë çudi që nuk qëndroi ta zbuloi edhe tregoj që ka ardhur me zbulu përmendoren në Ferizaj….Deri diku ka qenë organizimi i mirë, unë kam qenë mezi kam dal, jam hi me shku në banesë time, i kanë mbajtë gjysmë ore gjithë atë ngarkesë ushtarët thua ata që nuk janë njerëz, ushtaret tu qëndruar në diell, ata tu nejt ulur në hije”, theksoi ai.

Edhe Ukë stokaj, thekson se më zor është ta mbash, se ta fitosh lirinë.

“Ma kollaj është me fitu se me majtë, na me fitu e fitum e me majt s’po dimë. S’ditëm e hongrëm për veti, vramë bëmë gjithçka u bë në këtë vend”, theksoi Stojkaj./EO