“Ra nga një ndërtesë” – Policia jep detaje për gruan që u gjetë e vde’kur në Prishtinë
Një grua ka humbur jetën sot në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se viktima ka rënë nga një ndërtesë. “Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e

Një grua ka humbur jetën sot në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se viktima ka rënë nga një ndërtesë.
“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi ajo për “Front Online”.