Rafuna: Përparim Rama është kryetari që ka punuar më së shumti në komunën e Prishtinës
Shefja e Grupit të Asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe njëherësh kandidate për asambliste, Jeta Rafuna, ka vlerësuar se mandati aktual i kryetarit Përparim Rama ka qenë ndër më të angazhuarit në kryeqytet, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur. Sipas Rafunës, një pjesë e projekteve tashmë kanë filluar të realizohen, ndërsa

Shefja e Grupit të Asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe njëherësh kandidate për asambliste, Jeta Rafuna, ka vlerësuar se mandati aktual i kryetarit Përparim Rama ka qenë ndër më të angazhuarit në kryeqytet, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur.
Sipas Rafunës, një pjesë e projekteve tashmë kanë filluar të realizohen, ndërsa të tjerat pritet të vazhdojnë në mandatin e dytë.
“Kryetari Rama tani është në përfundim të mandatit të tij, një mandat i cili, përkundër sfidave dhe barrierave, mendoj se ka qenë dhe është kryetari që ka punuar më së shumti në komunën e Prishtinës. Ka projekte të cilat vetëmse po i shohim, projekte që kanë filluar dhe janë bllokuar, dhe projekte që do t’i vazhdojë në mandatin e dytë të tij qeverisës,” tha Rafuna në “Adresa” me Arben Ahmetin.
Rafuna u shpreh optimiste se në mandatin e dytë, Rama do të ketë më shumë hapësirë për realizimin e projekteve kapitale që, sipas saj, do ta transformojnë kryeqytetin. /Gazeta10