Ramadani si lider, merr përgjegjësinë e humbjes dhe flet për mbijetesën me Leccen
“Të gjithë jemi përgjegjës, edhe unë marr përgjegjësitë e mia, duke u shfaqur këtu pas një humbje”, deklaroi Ylber Ramadani The post Ramadani si lider, merr përgjegjësinë e humbjes dhe flet për mbijetesën me Leccen appeared first on Albinfo.

Lecce është mundur me shifrat 3:0 nga Como këtë të shtunë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në Serinë A.
Rolin e liderit, atij që u përball me mediat pas kësaj humbje, e mori Ylber Ramadani, i cili u kërkoi falje tifozëve, siç kishte ndodhur edhe në fushë kur lojtarët ishin përballur me kontestimet e ultrasve.
“E kuptojmë kontestimin e ultrasve. Për mua nuk është e thjeshtë të dal këtu pa siguruar rezultat. I kuptojmë tifozët, edhe ne duam të fitojmë. Nuk hyjmë në fushë për të humbur.
Nuk arrijmë ët shënojmë, janë golat që të japin pikë. E dimë që na presin dy ndeshje të vështira, por në futboll asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë mesfushori i kombëtares shqiptare, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Trajneri mori përgjegjësitë? Të gjithë jemi përgjegjës, edhe unë marr përgjegjësitë e mia, duke u shfaqur këtu pas një humbje.
Vitin e kaluar humbëm në shtëpi ndaj Veronës dhe pastaj ia dolëm të ktheheshim. Shpresojmë të ndodhë e njëjta gjë me Atalantën. Tani duhet të lejojmë faktet të flasin.
A mund të ringrihet ekipi? Sigurisht, nëse duam të shkruajmë historinë dhe të qëndrojmë në Serinë A. Mbeten 5 ndeshje. Duhet të japim të gjithë më shumë, duke e nisur nga unë”, tha Ramadani para media në fund të sfidës.
The post Ramadani si lider, merr përgjegjësinë e humbjes dhe flet për mbijetesën me Leccen appeared first on Albinfo.