Ramush Haradinaj i kërkon Kurtit t’i dëgjojë aleatët: Zhvillimet po hyjnë në fazë të rrezikshme, koha nuk pret

Haradinaj i kërkon Kurtit t’i dëgjojë aleatët: Zhvillimet po hyjnë në fazë të rrezikshme, koha nuk pret. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përfillë këshillat e sekretarit amerikan, Anthony Blinken dhe aleatëve të tjerë për deeskalimin e situatës në veri. Ai në një postim në Facebook ka shkruar […]

Ramush Haradinaj i kërkon Kurtit t’i dëgjojë aleatët: Zhvillimet po hyjnë në fazë të rrezikshme, koha nuk pret

Haradinaj i kërkon Kurtit t’i dëgjojë aleatët: Zhvillimet po hyjnë në fazë të rrezikshme, koha nuk pret.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përfillë këshillat e sekretarit amerikan, Anthony Blinken dhe aleatëve të tjerë për deeskalimin e situatës në veri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet komunale, dorëheqjen e kryetarëve aktuale, shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri. Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit; që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje; të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare; që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret”.