Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët
Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, do të hedhë votën e tij nesër në orën 9:00 në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Haradinaj do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, do të hedhë votën e tij nesër në orën 9:00 në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor do të marrin pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
Kryetari i AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, pas votimit pritet të japë deklaratë për media.