Reagon punëtori të cilin “Trepça” e largoi nga puna me pretendimin se dëmtoi ndërmarrjen me mbi 27 mijë euro

Ndërmarrja “Trepça” dje njoftoi se e ka larguar nga puna punëtorin Sherif Sinani, pasi i njëjti, sipas ndërmarrjes, ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. Sipas “Trepçës”, Sinani i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes mbi 27 mijë euro dhe sipas tyre, i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të

Reagon punëtori të cilin “Trepça” e largoi nga puna me pretendimin se dëmtoi ndërmarrjen me mbi 27 mijë euro

Ndërmarrja “Trepça” dje njoftoi se e ka larguar nga puna punëtorin Sherif Sinani, pasi i njëjti, sipas ndërmarrjes, ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Sipas “Trepçës”, Sinani i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes mbi 27 mijë euro dhe sipas tyre, i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

E vetë Sinani, përmes një komenti në njoftimin e bërë nga “Trepça” për largimin e tij nga puna, ka thënë se pretendimet e ndërmarrjes janë të rrejshme, teksa i ka bërë thirrje ndërmarrjes që t’i publikojë faktet.

“Këto janë pretendime të rrejshme, nëse keni fakte atëherë publikoni pasqyrën financiare të Trepça Sh.A. Ta shohim kur, ku nga kush dhe kujt ju kanë paguar. Vërtetone nga ekspertë e jo nga komisionet e juaja të formuara me anëtarë labilë dhe amatorë”, shkroi Sinani mes tjerash.

Më tej, Sinani pretendimet e ndërmarrjes “Trepça”, i quajti fabrikime, e të cilat i krahasoi me kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

“Kështu sikur ju, ka fabrikuar vetëm Serbia në kohën e Millosheviqit. Edhe ashtu i përngjani, si duket e keni model Millosheviqin sepse disa nga ju i ka mbet merak koha e Millosheviqit dhe tash po e vazhdoni punën e tij”, tha më tej Sinani, teksa shtoi se sikur Millosheviqit që i erdhi fundi dhe punëtorët u kthyen në vendet e tyre të punës, njëjtë do të ndodhë sërish.

Ndërmarrja “Trepça”, dje tha se me datën 24.02.2025, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sherif Sinanit.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, tha ndërmarrja në njoftimin e djeshëm publik.