Refuzohet propozimi i PSPK-së për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e Banjskës
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj 40 pandehurve të akuzuar për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçan. Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se të pandehurit M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, […] The post Refuzohet propozimi i PSPK-së për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e Banjskës appeared first on Albinfo.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj 40 pandehurve të akuzuar për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçan.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se të pandehurit M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V. V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, Z.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, D.B, D.D, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I dhe V.I, janë të akuzuar për vepër penale kryerja e veprës penale terroriste dhe vepër penale vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri M.R, i akuzuar edhe për vepër penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit si dhe vepër penale shpëlarja e parave, transmeton albinfo.ch.
Tutje, sipas njoftimit, kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.
“Gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë, do të vazhdoj pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës. Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, thuhet në njoftim.
The post Refuzohet propozimi i PSPK-së për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e Banjskës appeared first on Albinfo.