E rëndë në Kumanovë: 56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Një 56-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij në shtëpinë familjare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 shtatorit, rreth orës 21:55. Sipas policisë, V.T. është sjellë në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar djalin e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



