Revolucion në janar: Dy përforcime dhe 4-3-3, ja si do të rreshtohet Juventusi i Spallettit

Revolucion për Scudetto, ja si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Spallettit. Luciano Spalletti është njëri nga trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat italiane, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Serie A. Spalletti është i lidhur me Juventusin, pasiqë Biankonerët nuk janë të kënaqur me Tudor dhe gjasat për […]

Revolucion në janar: Dy përforcime dhe 4-3-3, ja si do të rreshtohet Juventusi i Spallettit

Revolucion për Scudetto, ja si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Spallettit.

Luciano Spalletti është njëri nga trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat italiane, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Serie A.

Spalletti është i lidhur me Juventusin, pasiqë Biankonerët nuk janë të kënaqur me Tudor dhe gjasat për shkarkimin e tij sa vijnë e rriten.

Calciomercato, ka zbuluar dy përforcimet e Spallettit në janar, në rast se ky i fundit e merr drejtimin e Zonjës së Vjetër.

Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar transferimin e Nahuel Molina dhe Dani Ceballos.

Për kartonin e Molinas, Juventus do të duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, ndërsa për Ceballos rreth 10 milionë euro.