Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve

Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve

Sot, në një ceremoni të organizuar veçanërisht për këtë dedikim, Komuna Hora e Arbëreshëve në Sicili të Italisë ka shpallur Qytetar Nderi Rexhep Rifatin, gazetar i njohur me qëndrim në Zvicër.

Shhpalljen solemne të tij e ka bërë kryetari i Komunës, Rosario Petta.

Këtë nderim, Rifati e ka merituar me punën e përkushtuar që ka kryer prej shumë vitesh në afirmimin e komuniteteve arbëreshe në mediat në gjuhën shqipe dhe në librat e tij me këtë temë.

Rexhep Rifati k qenë po ashtu njëri ndër bartësit kryesorë të nismës për ngritjen e shtatores së Skënderbeut, në Horën e arbëreshëve, një eveniment që u realizua në vitin 2025.

Rifati ka tashmë një përvojë prej më shumë se 60 vitesh si gazetar, i angazhuar për më se 30 vite në gazetën Rilindja të Prishtinës ndërsa këto tridhjetë vitet tjera, në mediat në gjuhën shqipe, në Zvicër.

 

The post Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve appeared first on Albinfo.