Rexhep Selimi sot i mbush 54-vjet, vizitohet nga gruaja e tij
Një ndër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rexhep Selimi ka ditëlindjen. Ai sot mbush 54 vjet. Gruaja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka bërë të ditur se është në Hagë, duke i uruar atij ditëlindjen me një postim në Facebook. “Unë dhe ne të gjithë që

Një ndër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rexhep Selimi ka ditëlindjen. Ai sot mbush 54 vjet.
Gruaja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka bërë të ditur se është në Hagë, duke i uruar atij ditëlindjen me një postim në Facebook.
“Unë dhe ne të gjithë që të duam, të urojmë ditëlindjen Rexhë!”
“Sikur gjithmonë e kudo që jemi, do t’i festojmë ditëlindjet bashkë me ty”, ka shkruar Shqipja në Facebook.
Specialja ndaj Rexhep Selimit dhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e Jakup Krasniqit, aktakuzën e ka konfirmuar më 26 tetor 2020.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.