RIKTHEHET LEAO: Allegri “çmendet” pas dysheve Leao-Nkunku! Milan gati të shpërthejë
Rafael Leao është gjithnjë e më pranë rikthimit në fushë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Bolonjës javën e ardhshme. Sulmuesi portugez pësoi një dëmtim në pulpë gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Barit, ku shënoi edhe një gol me kokë, por u detyrua të largohej nga fusha pas disa shqetësimeve fizike. […]

Rafael Leao është gjithnjë e më pranë rikthimit në fushë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Bolonjës javën e ardhshme. Sulmuesi portugez pësoi një dëmtim në pulpë gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Barit, ku shënoi edhe një gol me kokë, por u detyrua të largohej nga fusha pas disa shqetësimeve fizike.
Sipas asaj që raporton MilanNews, rikuperimi i Leao-s po ecën sipas planit dhe lojtari po ndjek një program të personalizuar që po jep rezultate pozitive. Kthimi i tij është një lajm i madh për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili synon të rindërtojë repartin ofensiv të kuqezinjve rreth yllit portugez, transmeton ORAinfo.
Gjatë fazës përgatitore, Leao u aktivizua në një sistem 3-5-2 përkrah Christian Pulisic, por në Milanello po shqyrtohet edhe një ide tjetër interesante: një dyshe sulmuese Leao–Nkunku. Ky kombinim premton shumë dinamizëm dhe rrezikshmëri për kundërshtarët, ndërsa gjithashtu parashikohet edhe një ndryshim roli për Leao-n, i cili mund të spostohet si qendërsulmues.
Strategjitë e reja të Allegrit janë ende në fazën e testimit, por një gjë është e qartë: rikthimi i Leao-s është një armë e fuqishme për Milanin, që kërkon të rikthehet fuqishëm në garën për titullin. /ORAinfo/