RMV, tarifa e lirë e rrymës do të kthehet nga 1 dhjetori, do të vlejë dy orë në ditë

Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, bëri të ditur se tarifa e lirë e energjisë elektrike do të kthehet nga 1 dhjetori, transmeton Portalb.mk. “Do të jetë e vlefshme nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Kjo është më së shumti që mund të bëjmë. E vendosim tarifën e lirë për shkak të […]

RMV, tarifa e lirë e rrymës do të kthehet nga 1 dhjetori, do të vlejë dy orë në ditë

Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, bëri të ditur se tarifa e lirë e energjisë elektrike do të kthehet nga 1 dhjetori, transmeton Portalb.mk.

“Do të jetë e vlefshme nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Kjo është më së shumti që mund të bëjmë. E vendosim tarifën e lirë për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i rrymës  tetë muaj më parë ishte më e ulët”, shtoi Bislimoski.

Ai ka theksuar se ky është sinjal për EMV dhe EVN që të intensifikojnë blerjet e energjisë elektrike.

“Duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me kohën e re”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Ai shtoi: “Maqedonia u përball me krizë energjetike dhe çmimesh. Ka pasur një rritje drastike të çmimeve. Ne arritëm ta përballonim këtë krizë në pjesën më të madhe”.

Bislimoski konsaideron se çmimet e energjisë elektrike janë ulur në dhjetor.

“Për konsumatorët e vegjël i kemi ulur për 20 për qind, për amvisëritë pa TVSH – 3 për qind”, shtoi Beslimovski.

Nga ana tjetër, kompanitë energjetike kanë kërkuar vazhdimisht që të rritet kostoja e rrymës, por rregullatori mendonte se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin. Kriza energjetike i dha një goditje të rëndë ekonomive familjare për sa i përket buxhetit të tyre, ndaj nuk duhet menduar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski para disa javësh për Televizionin 24.

LEXO: RMV, kompanitë energjetike kërkojnë rrymë më të shtrenjtë, rregullatori ende po llogarit harxhimet LEXO: Nga 1 korriku nuk do të paguhen fatura më të larta të energjisë elektrike, paralajmëroi Bekteshi LEXO: Nga 1 korriku, sërish e mundur tarifa ditore e lirë e energjisë elektrike, paralajmëroi Bytyqi