Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë partneritetin me çfarëdo qeverie të re në te ardhmen
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të ketë partneritet të ngushtë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai këtë dekalratë e bëri në X, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimet me dy liderët opozitarë, atë të PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të ketë partneritet të ngushtë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai këtë dekalratë e bëri në X, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimet me dy liderët opozitarë, atë të PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Rohde tha se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti partiak është kyç për demokracitë e vendeve.
“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.