Rozana dhe Neda një armiqësi e vjetër. Faktet
Në rrjete sociale po qarkullojnë postime të vjetra, të cilat pretendohet se janë bërë nga Rozana Radi gjatë kohës kur Neda Balluku ishte pjesë e “Big Brother 4”. Në këto postime, Rozana shpreh qëndrime të forta kundër Nedës, duke përfshirë edhe shprehjen: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta […]

Në rrjete sociale po qarkullojnë postime të vjetra, të cilat pretendohet se janë bërë nga Rozana Radi gjatë kohës kur Neda Balluku ishte pjesë e “Big Brother 4”.
Në këto postime, Rozana shpreh qëndrime të forta kundër Nedës, duke përfshirë edhe shprehjen: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shtyp me makinë. Uaa më acaroi.”
Rozana, gjatë qëndrimit në shtëpi, ka shprehur shqetësime për çështje nga e kaluara që lidhen me Neda Ballukun, e cila tani është opinioniste e spektaklit. “Kur ka qenë Neda në ‘Big Brother’ para shumë vitesh, kam bërë statuse në Facebook dhe kur ka dal ka thënë: ‘Më ka rënë Rozana’. Tani i ka rënë guri në dorë. E di që e ka me mua, por s’ka problem, unë po e dëgjoj”, është shprehur Rozana gjatë qëndrimit në shtëpi, shkruan Anabel.al
Në diskutimet mes tyre gjatë prime-eve, Neda ia ka bërë të qartë Rozanës që ka qenë kjo e fundit që është marrë me një vajzë të re, që nuk i kishte bërë asgjë.