Rrëzohet helikopteri në Gjermani, 2 pilotë mbeten të vdekur

Një helikopter u rrëzua sot pranë Greding në shtetin gjerman të Bavarisë, duke vrarë të dy pilotët. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë. Sipas informacioneve të disponueshme, helikopteri është rrëzuar në terren të vështirë për t’u aksesuar, duke vështirësuar aksesin për […] The post Rrëzohet helikopteri në Gjermani, 2 pilotë mbeten të vdekur appeared first on Albinfo.

Rrëzohet helikopteri në Gjermani, 2 pilotë mbeten të vdekur

Një helikopter u rrëzua sot pranë Greding në shtetin gjerman të Bavarisë, duke vrarë të dy pilotët. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve të disponueshme, helikopteri është rrëzuar në terren të vështirë për t’u aksesuar, duke vështirësuar aksesin për ekipet e shpëtimit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Identiteti i pilotëve të vdekur ende nuk është bërë i ditur. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën e aksidentit për të lejuar që shërbimet e emergjencës të funksionojnë pa probleme. Më shumë informacion do të ketë pasi autoritetet kompetente të përfundojnë hetimin dhe të lëshojnë një deklaratë zyrtare.

The post Rrëzohet helikopteri në Gjermani, 2 pilotë mbeten të vdekur appeared first on Albinfo.