Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit

Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Bujqësisë, deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan një nismë të deputetit demokrat, Eno Bozdo për heqjen e akcizës për gazin natyror për industrinë shqiptare të prodhimit.
Socialistët në Komisionin e Bujqësisë rrëzuan një nismë të deputetit të PD-së Eno Bozdo për heqjen e akcizës për Gazin Natyror vetëm për industrinë e prodhimit.
Bozdo tha se heqja e akcizës do të sillte stimulimin për industrinë e prodhimit, sipas tij nisma përafrohet 100% me direktivën e BE-së.
“Heqja e akcizës mbi gazin natyror qe përdoret për qëllime prodhimi dhe jo tregtimi dhe te energjisë, do ja lehtësonte shumë punën kësaj industrie”, tha Bozdo.
Ndërkohë ministria e Financave rekomandoi që nisma e deputetit deputet të rrëzohet duke përmendur faktin se qeveria do të sjellë në fundvit në Kuvend një projektligj tërësisht të ri mbi akcizat.
“Në 3 mujorin e fundit të këtij viti do të sjellim në parlament një projektligj të ri tërësor për akcizat, që do të përmbajë komplet politikën e rishikuar të kuadrit rregullator”, tha Enkelejda Kuçi.
Deputetët socialistë thanë se nisma nuk mund të kalojë për shkak të disa problematikave në paraqiten e saj përfshirë efektet e mëdha në buxhetin e shtetit.
“Humbje e të ardhurave në buxhetin e shtetin. I përgjithshëm, jo konkret”, shtoi deputet i PS-së, Fadil Nasufi,
Burimi i lajmit:opinion.alShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



