Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president

Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president

Vetëm tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, rrjetet e disinformimit të lidhura me Rusinë kanë nisur një fushatë masive sulmesh kibernetike ndaj figurave kryesore politike në vend. Përdorimi i inteligjencës artificiale për prodhimin e lajmeve të rreme ka ngritur alarmin në Paris, ku qeveria po përgatit ashpërsim të menjëhershëm të kuadrit ligjor.

​Kandidatët në shënjestër të sulmeve

​Sipas burimeve të sigurisë franceze, operacionet e destabilizimit kanë marrë në shënjestër tre kandidatë të deklaruar ose potencialë për garën presidenciale:

​Édouard Philippe (qendra e djathtë): Është bërë shënjestër e shpifjeve online lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

​Raphaël Glucksmann (eurodeputet i së majtës): Është sulmuar përmes një raporti të fabrikuar që akuzonte partneren e tij gazetare për korruptim të medieve.

​Gabriel Attal (ish-kryeministër): Është paraqitur rrembshëm në rrjete sociale si i prekur nga sëmundje serioze.

​Ish-kryeministri Attal akuzoi drejtpërdrejt Moskën gjatë një interviste për radion RTL, duke deklaruar se “nëse nuk mbrohemi, zgjedhjet rrezikojnë të manipulohen”.

​Burg deri në 6 vjet për ndërhyrjet e huaja

​Për t’iu përgjigjur kërcënimit, Kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi një projektligj me sanksione mjaft të ashpëtra:

​Ashpërsimi i dënimeve: Shpërndarja e disinformimit gjatë fushatës elektorale do të ndëshkohet me deri në 3 vjet burgim dhe 45,000 euro gjobë (nga 1 vit që është aktualisht).

​Ndërhyrja e fuqive të huaja: Nëse vërtetohet se lajmet e rreme janë shpërndarë në shërbim të një shteti apo organizate të huaj, dënimi shkon deri në 6 vjet burgim.

​Ndërkohë, një pjesë e politikës franceze kërkon masa akoma më radikale, përfshirë pezullimin ose sanksionimin e platformave si TikTok dhe X gjatë periudhës elektorale.

The post Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.