Rubio: Lufta në Gaza s’ka përfunduar/ Sekretari Amerikan i Shtetit flet pas pranimit të pjesshem të planit të Trump
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi këtë të dielë për NBC News se lufta në Gaza nuk ka përfudnuar ende pavarësisht se si Izraeli ashtu edhe Hamas kanë pranuar pjesërisht planin e Presidentit Donald Trump për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. “Do ta kuptojmë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo [...]Read More...

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi këtë të dielë për NBC News se lufta në Gaza nuk ka përfudnuar ende pavarësisht se si Izraeli ashtu edhe Hamas kanë pranuar pjesërisht planin e Presidentit Donald Trump për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Do ta kuptojmë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo jo, në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen bisedimet teknike mbi çështjet logjistike . Në fazën e parë, Hamasi pranon kornizën e presidentit për lirimin e pengjeve, pengjet lirohen dhe Izraeli tërhiqet. Por logjistika e kësaj mbetet e paqartë – si do të bëhet shkëmbimi dhe kush do t’i marrë pengjet. Ne duam që kjo të ndodhë shumë shpejt.”
Deklaratat e kryediplomatit amerikan erdhën ndërsa presidenti Trump paralajmëroi se Hamasi do të përballet me “shkatërrim të plotë” nëse këmbëngul të qëndrojë në pushtet në Gaza ne nje prononcim ekskluziv per CNN.
Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit pritet të takohen të hënën në Kajro, por ndërmjetësit amerikanë, egjiptianë dhe ata te katarit po hasin vështirësi, sidomos lidhur me procedurën e shkëmbimit të të burgosurve, që mund të vonojë një armëpushim të menjëhershëm.
Në një intervistë tjeter për ABC News, Rubio theksoi se negociatat e ndërmjetësuara nga palë të treta kane sjelle me prane se kurre mundesine e lirimit te pengjeve,Megjithatë, ai paralajmëroi se plani 20-pikësh i administratës – të cilin Izraeli dhe Hamasi e kanë pranuar me disa kushte, përfshirë çarmatimin e Hamasit – mbetet “plot me pengesa”
Sipas planit amerikan, Hamasi do të lirojë 48 pengjet e mbetura – rreth 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë – brenda tre ditësh. Në këmbim, Izraeli do të ndalonte ofensivën, do të tërhiqej nga pjesa më e madhe e territorit, do të lironte qindra të burgosur palestinezë dhe do të lejonte hyrjen e ndihmave humanitare dhe fillimin e rindërtimit.
Rubio shtoi se faza e dytë e planit do të përqendrohet në të ardhmen politike të Gazës pas tërheqjes izraelite dhe krijimin e një strukture të re qeverisëse.
“Ky është segmenti më i vështirë, por edhe ai që mund të garantojë përfundimisht mbylljen e konfliktit,” tha Rubio per mediat nderkombetare.