Rukiqi viziton dy kompani në Prizren që kanë mbi 300 punëtorë e 25 milionë euro investime
Kandidati i LDK’së për deputet, Berat Rukiqi, ka njoftuar se ka vizituar dy kompani në Prizren- Trion dhe Adler Rolling Shutter. Ai ka thënë se këto dy kompani kanë mbi 300 punëtorë, 25 milionë euro investime e mbi 15 milionë euro eksporte. “2 kompani në qytetin e bukur të Prizrenit: mbi 300 punëtorë, 25 milionë

Kandidati i LDK’së për deputet, Berat Rukiqi, ka njoftuar se ka vizituar dy kompani në Prizren- Trion dhe Adler Rolling Shutter.
Ai ka thënë se këto dy kompani kanë mbi 300 punëtorë, 25 milionë euro investime e mbi 15 milionë euro eksporte.
“2 kompani në qytetin e bukur të Prizrenit: mbi 300 punëtorë, 25 milionë euro investime, mbi 15 milionë euro eksporte. Trion Invest, e cila po realizon një kompleks afaristo-banesor prej 46,200 m², që përfshin 50 ari hapësirë të gjelbër. Mbi 150 punëtorë po punojnë me përkushtim për të siguruar standardet më të larta të ndërtimit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe urban të qëndrueshëm. Po ashtu, kompania Adler Rolling Shutter L.L.C, që eksporton 80% të produkteve në tregje ndërkombëtare, është model i cilësisë dhe inovacionit, duke fuqizuar ekonominë dhe industrinë vendase.”