Rumani, arrestohet kandidati prorus/ Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, kërkoi të kandidonte sërish
Kandidati pro-rus i zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, Calin Georgescu, është marrë në pyetje nga policia, në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve të anuluara nëntorin e kaluar që ai fitoi. Sipas mediave, Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar. Prokurorët kanë lëshuar një urdhër [...]Read More...

Kandidati pro-rus i zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, Calin Georgescu, është marrë në pyetje nga policia, në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve të anuluara nëntorin e kaluar që ai fitoi. Sipas mediave, Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.
Prokurorët kanë lëshuar një urdhër arresti për të dhe urdhëruan kontrolle në ambientet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, përfshirë udhëheqësin mercenar Horațiu Potra dhe truprojën.
Prokurorët dyshojnë për 27 persona për veprim kundër rendit kushtetues të Rumanisë, nxitje publike, fillimin e një organizate fashiste dhe deklarata të rreme në lidhje me burimet e financimit të një fushate zgjedhore, por ata nuk përmendën emrin Georgescu ose ndihmësit e tij në deklaratën e tyre.
Megjithatë, pak pasi lajmet për bastisjet u publikuan të mërkurën në mëngjes, Georgesku pohoi se kërkimet kishin për qëllim bllokimin e kandidaturës së tij të re presidenciale.
Rumania u zhyt në kaos politik në fund të vitit të kaluar kur Georgescu, pro-rus, i së djathtës ekstreme dhe skeptik i NATO-s, fitoi raundin e parë të votimit presidencial dhe ishte planifikuar të përballej me reformisten Elena Lasconi në raundin e dytë. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një operacioni të dyshuar rus për të ndikuar në rezultat.
Vendimi i gjykatës shkaktoi polemika, pasi të dyja partitë e ekstremit të djathtë dhe reformistët liberalë të partisë USR të Lasconit e panë anulimin si një përpjekje nga partitë e vjetra me mosbesim të gjerë – Partia Social Demokratike (PSD) dhe Partia Kombëtare Liberale e qendrës së djathtë (PNL) – për të mbajtur pushtetin duke tërhequr fijet e drejtësisë./abcnews.al