Rumani/ Calin Georgescu i ndalohet kandidatura për zgjedhjet presidenciale, politikani: Vendi jeton nën tirani
Komisioni zgjedhor i Rumanisë ka hedhur poshtë kandidaturën e Calin Georgescu, i cili donte të kandidonte sërish në zgjedhjet e 4 majit. Georgescu, një pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 nëntorit, të cilat u anuluan nga Gjykata Kushtetuese dy ditë para balotazhit të 8 dhjetorit për shkak të një sërë parregullsish [...]Read More...

Komisioni zgjedhor i Rumanisë ka hedhur poshtë kandidaturën e Calin Georgescu, i cili donte të kandidonte sërish në zgjedhjet e 4 majit.
Georgescu, një pro-rus, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 nëntorit, të cilat u anuluan nga Gjykata Kushtetuese dy ditë para balotazhit të 8 dhjetorit për shkak të një sërë parregullsish në financimin e fushatës së tij elektorale, me akuza për ndërhyrje ruse në favor të tij.
Në fund të shkurtit, Georgescu u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje nga gjyqtarët që e kishin vënë nën hetim për akuza të rënda, përfshirë sulmin ndaj rendit kushtetues, dhënien e deklaratave të rreme për financimin e fushatës së tij elektorale dhe krijimin e një organizate fashiste, raciste dhe ksenofobike.
Megjithatë, ai vendosi të riparaqiste kandidaturën e tij. Komisioni Zgjedhor tani e ka refuzuar kërkesën, pa specifikuar megjithatë arsyet e vendimit. Georgescu e ka quajtur këtë vendim si një “një goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në botë”.
“Evropa tani është një diktaturë. Rumania jeton nën tirani!“, tha ai.
Qindra mbështetës të politikanit u mblodhën për të protestua përpara godinës së Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Policia shpërndau protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës./abcnews.al