Rumania miraton projektligjin për të rrëzuar dronët që hyjnë ilegalisht në vend

Senati rumun ka miratuar “ligjin për dron”, një projekt-ligj që do të autorizonte rrëzimin e dronëve që hyjnë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit. 81 deputetë votuan pro miratimit të projektligjit, 12 ishin kundër dhe dy abstenuan. “Një dron që kalon ilegalisht kufirin shtetëror rumun dhe fluturon në hapësirën ajrore kombëtare pa leje mund [...]Read More...

Rumania miraton projektligjin për të rrëzuar dronët që hyjnë ilegalisht në vend

Senati rumun ka miratuar “ligjin për dron”, një projekt-ligj që do të autorizonte rrëzimin e dronëve që hyjnë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit.

81 deputetë votuan pro miratimit të projektligjit, 12 ishin kundër dhe dy abstenuan.

“Një dron që kalon ilegalisht kufirin shtetëror rumun dhe fluturon në hapësirën ajrore kombëtare pa leje mund të shkatërrohet, neutralizohet ose mund të merret kontrolli”, thuhet në projektligj.

Autoritetet do të vendosin më tej se kush do të ketë autoritetin për të marrë vendimin për të rrëzuar dronët./abcnews.al