Rusi, pasgoditje të fuqishme pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë
Një seri lëkundjesh të fuqishme pasuese kanë goditur Rusinë pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë që goditi gadishullin e Kamçatkës të mërkurën. Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi 147 kilometra në juglindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, rreth 45 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS, shkruan CNN. Pak minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë [...]Read More...

Një seri lëkundjesh të fuqishme pasuese kanë goditur Rusinë pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë që goditi gadishullin e Kamçatkës të mërkurën.
Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi 147 kilometra në juglindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, rreth 45 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS, shkruan CNN.
Pak minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi 131 kilometra në juglindje të Vilyuchinsk.
Nëntë tërmete të tjera me magnitudë midis 5.4 dhe 5.8 ballë kanë goditur gjithashtu të njëjtat zona në orët pas tërmetit 8.8 ballë, tha USGS.