Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme ndaj njëra-tjetrës
Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite. Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto [...]Read More...

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.
Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.
Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.
Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.