Rusia godet Ukrainën/ Sulmi, pas bisedimeve të Stambollit. Vriten 9 civilë
Të paktën 9 persona mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën mëngjesin e kësaj të shtune në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës pasi një minibus pasagjerësh u godit nga dronët Rusë. Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtëpërdrejta për vendojsen e paqes që [...]Read More...

Të paktën 9 persona mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën mëngjesin e kësaj të shtune në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës pasi një minibus pasagjerësh u godit nga dronët Rusë.
Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtëpërdrejta për vendojsen e paqes që prej vitit 2022 në Stamboll. Volodymir Zelensky deklaroi se sulmi ishte një vrasje e qëllimshme e civilëve nga Moska. Presidenti Ukrainas u shpreh se nuk kishte asnjë mënyrë që ushtria Ruse të mos kuptonte se në atë autobusë po udhëtojnë civilë të pafajshëm ndërsa vijoi akuzat për mizori ndaj Ruisë.
Prej muajsh Ukraina, Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një armëpushtim 30 ditor në Konfliktin e armatosur të Europës Lindore për të zhvilluar negociata paqeje, por deri më tani Presidenti Rus Vladimir Putin e ka refuzuar diçka të tillë duke treguar se nuk dëshiron paqe.
Nga Tirana Presidenti Francez Emmanuel Macron u shpreh se zhvillimet më të fundit sa I përket luftës Rusi- Ukrainë kanë treguar se Putin është një cinik ndërsa shtoi se duhet të ketë bashkëpunim më të forte mes Perëndimit dhe Washingtonit për të shtuar presionin ndaj Rusisë.
“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke kerkuar riangazhimin e Amerikes , të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie, ndaj duhet të bëjmë presion ndaj Putin. Putin vetem duhet te thoshte takohemi ne Stamboll te Dielen, ashtu sic Zelensky ka dhene pelqimin e tij. Sot nuk kemi asgje. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”
Presidenti Amerikan Donald Trump ishte zotuar ti jepte fund luftës Rusi – Ukrainë që në ditën e tij të parë në pushtet, megjithatë Diplomacia e Shteteve të Bashkuara nuk ka arritur ta përmbysh këtë qëllim edhe pas 4 muajve që prej kur administrata e re ka marrë detyrën./abcnews.al