Rusia përjashton çdo opsion për paqeruajtësit evropianë në Ukrainë: Kjo qasje nxit më shumë konfliktin
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të mërkurën se Moska nuk mund të shqyrtojë “asnjë opsion” për dërgimin e paqeruajtësve evropianë në Ukrainë dhe se ideja kishte për qëllim nxitjen e konfliktit dhe për ta bërë më të vështirë depërshkallëzimin. Presidenti francez Emmanuel Macron foli në favor të këtij koncepti gjatë bisedimeve me homologun [...]Read More...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të mërkurën se Moska nuk mund të shqyrtojë “asnjë opsion” për dërgimin e paqeruajtësve evropianë në Ukrainë dhe se ideja kishte për qëllim nxitjen e konfliktit dhe për ta bërë më të vështirë depërshkallëzimin.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli në favor të këtij koncepti gjatë bisedimeve me homologun amerikan Donald Trump të hënën, duke thënë se trupat mund të vendosen për të siguruar që çdo marrëveshje paqeje të respektohet. Nga ana tjetër, Trump dhe se dhe presidenti rus Vladimir Putin e pranoi idenë gjithashtu, megjithëse Kremlini më vonë deklaroi se e kundërshtonte.
Kryeministri britanik Keir Starmer, i cili pritet të takohet me Donald Trump të enjten, ka thënë se është gati të dërgojë trupa britanike në Ukrainë si pjesë e çdo force paqeruajtëse të pasluftës.
Por Lavrov, i cili më parë e ka quajtur propozimin “të papranueshëm”, paraqiti kundërshtimet, duke hequr çdo dyshim në lidhje me këtë çështje pas sugjerimit të Trump se Putini kishte arritur në këtë ide.
“Ne nuk mund të shqyrtojmë asnjë opsion kur bëhet fjalë për paqeruajtësit evropianë, tha ai gjatë një vizite në Katar.
“Trump tha se një vendim për vendosjen e forcave paqeruajtëse do të ishte i mundur vetëm me pëlqimin e të dyja palëve. Me sa duket duke iu referuar neve dhe Ukrainës. Askush nuk na ka pyetur për këtë,” tha Lavrov.
“Kjo qasje, e cila po imponohet nga evropianët, në radhë të parë nga Franca, por edhe nga britanikët, synon atë që sapo përmenda: të nxisë më tej konfliktin dhe të ndalojë çdo përpjekje për ta qetësuar atë.”/abcnews.al