Rutte: NATO nuk mund të jetë naive në lidhje me lëvizjet ushtarake të Kinës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën ngriti shqetësimin për grumbullimin e armëve dhe stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit. “Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë. Kina po ndërton forcat e saj të armatosura, duke përfshirë marinën e saj, me një ritëm të shpejtë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark [...]Read More...

Rutte: NATO nuk mund të jetë naive në lidhje me lëvizjet ushtarake të Kinës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën ngriti shqetësimin për grumbullimin e armëve dhe stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit.

“Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë. Kina po ndërton forcat e saj të armatosura, duke përfshirë marinën e saj, me një ritëm të shpejtë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë vizitës së tij të parë në Japoni që nga fillimi i mandatit të tij.

“Ne nuk mund të jemi naivë dhe duhet të punojmë së bashku, të vlerësojmë atë që po ndodh”, shtoi shefi i NATO-s nga porti i marinës japoneze të Yokosuka.

Komentet e Rutte pasojnë një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e kaluar, në të cilin shefi i aleancës theksoi se kërcënimet globale të sigurisë janë më të ndërlidhura se kurrë dhe se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është çelësi për të garantuar sigurinë e NATO-s.

“Ne po shohim se çfarë po bën Kina”, ka thënë ai, duke përmendur edhe faktin se rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët, me Iranin.

Ish-kryeministri holandez tha gjithashtu se NATO është e shqetësuar për stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit dhe “ne i ndjekim ato nga afër”.

Shtetet e Bashkuara duan që anëtarët e NATO-s të përfshihen më shumë në rajonin Indo-Paqësor, ka thënë më tej Rutte.