Ruzhdi Shehu jep lajmin për asfaltimin e një rruge të rëndësishme në Junik: Në përfundim jane edhe disa rrugë të tjera
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën “Shkelzen Gacaferi”, e cila lidh lagjet Hoxhë-Gacafer-Tofaj dhe konsiderohet një nga rrugët lokale kryesore të komunës. Në njoftimin e tij, Shehu tha se kjo është një tjetër rrugë e përfunduar në kuadër të projektit për asfaltimin e rrugëve lokale dhe […]

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën “Shkelzen Gacaferi”, e cila lidh lagjet Hoxhë-Gacafer-Tofaj dhe konsiderohet një nga rrugët lokale kryesore të komunës.
Në njoftimin e tij, Shehu tha se kjo është një tjetër rrugë e përfunduar në kuadër të projektit për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave, duke theksuar se bëhet fjalë për një premtim të realizuar në mandatin e parë.
“Po ashtu jemi në përfundim edhe të asfaltimit të rrugëve të tjera. Së shpejti, të gjitha rrugët lokale në Junik do të asfaltohen pa përjashtim. Në këtë mënyrë do të përfundojmë ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore të Junikut”, – ka shkruar Shehu.
Ai e ka mbyllur njoftimin me urimin për qytetarët dhe me mesazhin e tij elektoral:
“Urime të gjithëve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.”