Sadiku: Vizita e Sorensen nuk ishte e qëllimshme, nuk pres hapa pozitivë në dialog për shkak të bllokadës politike

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, duke theksuar se kjo vizitë nuk ishte e qëllimshme dhe se nuk priten hapa konkretë në dialog. “Nuk mendoj se vizita e tij ishte e qëllimshme. Kjo mendoj ka qenë vetëm për të mbajtur orarin e vizitave

Sadiku: Vizita e Sorensen nuk ishte e qëllimshme, nuk pres hapa pozitivë në dialog për shkak të bllokadës politike


Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, duke theksuar se kjo vizitë nuk ishte e qëllimshme dhe se nuk priten hapa konkretë në dialog.

“Nuk mendoj se vizita e tij ishte e qëllimshme. Kjo mendoj ka qenë vetëm për të mbajtur orarin e vizitave që ai ka të planifikuara. Aktualisht, në këtë bllokadë politike, nuk ka hapa pozitivë në dialog,” tha Sadiku.

Ai shtoi se vizita e emisarit nuk ka qenë shumë e rëndësishme  sepse  nëse situata do të ishte e ndryshme, do të ishte formuar tashmë qeveria dhe nuk do të ishte vonuar kaq shumë

 “Nuk besoj se është shumë e rëndësishme sepse përndryshe do ta formonin qeverinë e jo ta zgjatnin kaq shumë’’, tha për FrontOnline Sadiku.