Safet Gjici ankimon vendimin, kërkon të dalë nga qelia

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin për të qëndruar në qeli. Shkalla e Parë ka vendosur ditë më parë se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Mirëpo, këtë të shtunë bëhet me dije se avokati mbrojtës i Safet Gjicit ka bërë rekurs […] The post Safet Gjici ankimon vendimin, kërkon të dalë nga qelia appeared first on Newsbomb Albania.

Safet Gjici ankimon vendimin, kërkon të dalë nga qelia

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin për të qëndruar në qeli. Shkalla e Parë ka vendosur ditë më parë se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Mirëpo, këtë të shtunë bëhet me dije se avokati mbrojtës i Safet Gjicit ka bërë rekurs të vendimit duke kërkuar një masë më të butë sigurie.

Aktualisht, ish-kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” është me masë sigurie “Arrest në burg”. Më 16 qershor, në media rrodhi një material video në të cilin Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrë.

Disa orë më vonë, ai u detyrua të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti.

Ndërkohë, më masë sigurie “Arrest në shtëpi” është shtetësja tjetër Alma Kaçi. Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e Posaçme, pasi ka dyshime se pas skandalit të Safet Gjicit qëndron një grup që merret me shantazh ndaj funksionarëve duke përdorur materialet e tyre video.

Mediat online në vend kanë publikuar ditët e fundit një bisedë të transkriptuar ku pretendohet se janë Alma Kaçi dhe një person tjetër në dijeni për videon. Shtetësja në fjalë i kërkon atij të mos e publikojë materialin sapo ajo të largohet nga Shqipëria, kurse personi tjetër i thotë se ai s’ka më gjë në dorë.

The post Safet Gjici ankimon vendimin, kërkon të dalë nga qelia appeared first on Newsbomb Albania.