Safije Sadiki Shahini takon drejtuesit e KF Liria: Mbështetje për sportin lokal

Safije Sadiki Shahini takon drejtuesit e KF Liria: Mbështetje për sportin lokal

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Liria”, që garon në ligën komunale.

Në takim morën pjesë kryetari i klubit, Serkan Islami, sekretari Gazmend Aziri, anëtari Sevdail Rahmani dhe Visari Alili.

Sipas Sadiki Shahinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e klubit, mbështetjen e sportit lokal dhe mundësitë për krijimin e kushteve më të mira për futbollistët e rinj.

“Sporti vendor meriton përkrahje dhe vëmendje të vazhdueshme”, ka theksuar zëvendësministrja pas takimit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.