Sali Berisha përplaset me Felajn: Ti nuk guxon të flasësh, e ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga procedura në nisje të seancës plenare në Kuvend dhe është përplasur me nënkryetaren Ermonela Felaj, pas emërimeve të familjarëve të saj që janë cilësuar si nepotike në Prokurorinë e Tiranës. Sali Berisha: Keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, afera korruptive. Dëshmon se jeni skllevër […] The post Sali Berisha përplaset me Felajn: Ti nuk guxon të flasësh, e ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare appeared first on Newsbomb Albania.

Sali Berisha përplaset me Felajn: Ti nuk guxon të flasësh, e ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga procedura në nisje të seancës plenare në Kuvend dhe është përplasur me nënkryetaren Ermonela Felaj, pas emërimeve të familjarëve të saj që janë cilësuar si nepotike në Prokurorinë e Tiranës.

Sali Berisha: Keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, afera korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale. Nuk keni as minimumin e guximit

Ermonela Felaj: Zoti Berisha u është dhënë fjala për procedurë

Sali Berisha: Vetëm ti nuk guxon të flasësh se e ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp, turp, turp!

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Të martën më 27 qershor, me 10 votat e anëtarëve të pranishëm të KLP, u miratua renditja e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj. Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

The post Sali Berisha përplaset me Felajn: Ti nuk guxon të flasësh, e ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare appeared first on Newsbomb Albania.