SBASHK përfaqëson Kosovën në takimin e ETUCE, pjesë e 47 shteteve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) po merr pjesë në takimin e Komitetit të Përhershëm për Barazi të ETUCE, që po mbahet më 18-19 shkurt 2025 në Bruksel, ku po marrin pjesë 47 përfaqësues të vendeve të ndryshme nga Evropa. Në kumtesën për media nga kjo sindikatë theksohet se SBASHK përfaqësohet nga Sekretari

SBASHK përfaqëson Kosovën në takimin e ETUCE, pjesë e 47 shteteve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) po merr pjesë në takimin e Komitetit të Përhershëm për Barazi të ETUCE, që po mbahet më 18-19 shkurt 2025 në Bruksel, ku po marrin pjesë 47 përfaqësues të vendeve të ndryshme nga Evropa.

Në kumtesën për media nga kjo sindikatë theksohet se SBASHK përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri, i cili po kontribuon përkrah përfaqësuesve të shteteve evropiane në diskutime të rëndësishme mbi barazinë, përfshirjen dhe të drejtat e mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Ky është një moment i rëndësishëm që dëshmon se Kosova ka zërin e saj të barabartë në tryezat evropiane të arsimit, duke ndikuar në politikat që sigurojnë një sistem arsimor më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. SBASHK vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mësimdhënësit e Kosovës në nivel ndërkombëtar!”, thuhet në njoftim.