Scholz kërkon shtensionim të situatës në veri dhe zgjedhje të parakohshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me Kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, ku […]

Scholz kërkon shtensionim të situatës në veri dhe zgjedhje të parakohshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me Kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, ku po ashtu inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE, transmeton Zëri i Amerikës.