Serbi që sulmoi KFOR-in e Policinë e Kosovës në veri pranon fajësinë, dënohet me gati 5 vjet burg
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se i akuzuari M.A ka pranuar fajësinë për përfshirje në dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestës së zhvilluar më 29 maj 2023 në Zveçan. Sipas Prokurorisë, ndaj M.A janë ngritur akuza për disa vepra penale, përfshirë: Sulm ndaj personit zyrtar […] The post Serbi që sulmoi KFOR-in e Policinë e Kosovës në veri pranon fajësinë, dënohet me gati 5 vjet burg appeared first on Albinfo.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se i akuzuari M.A ka pranuar fajësinë për përfshirje në dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestës së zhvilluar më 29 maj 2023 në Zveçan.
Sipas Prokurorisë, ndaj M.A janë ngritur akuza për disa vepra penale, përfshirë:
Sulm ndaj personit zyrtar
Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale (huliganizëm)
Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotropike
Posedim i paautorizuar i armëve
Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurit. Si rezultat, M.A është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.
The post Serbi që sulmoi KFOR-in e Policinë e Kosovës në veri pranon fajësinë, dënohet me gati 5 vjet burg appeared first on Albinfo.