Serbia dëbon 2 shqiptarë, reagon ministria e jashtme e Shqipërisê

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka reaguar sot, më 23 janar 2025, lidhur me ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kishin marrë pjesë në një seminar në Beograd. Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçević, u thirr në MEPJ […] The post Serbia dëbon 2 shqiptarë, reagon ministria e jashtme e Shqipërisê appeared first on Albinfo.

Serbia dëbon 2 shqiptarë, reagon ministria e jashtme e Shqipërisê

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka reaguar sot, më 23 janar 2025, lidhur me ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kishin marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçević, u thirr në MEPJ për të adresuar këtë çështje. Gjatë takimit, ministria shprehu keqardhjen dhe shqetësimin serioz për këtë veprim, duke e cilësuar atë si të papërputhshëm me përpjekjet për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe si një pengesë për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.

MEPJ ka kërkuar sqarime nga autoritetet serbe dhe ka theksuar nevojën për të rishikuar dhe apeluar vendimin. Gjithashtu, u kërkua që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, për të shmangur ndikimet negative në raportet dypalëshe.

Rasti po ndiqet me vëmendje nga Ambasada Shqiptare në Beograd, ndërsa Shqipëria pret një përgjigje zyrtare nga autoritetet serbe në lidhje me këtë incident.

 

The post Serbia dëbon 2 shqiptarë, reagon ministria e jashtme e Shqipërisê appeared first on Albinfo.