Sërish një shqiptar për golin e javës (VIDEO)
Kristjan Asllani realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 3-1 të Shqipërisë me Ishujt Faroe duke merituar jo vetëm duartrokitjet në stadium, por edhe përfshirjen në golat më të mirë të javës së katërt në kualifikueset e Europianit, raporton Klan. Goditja tepër e saktë mesfushorit shqiptar preku traun e portës përpara se të ndalej në […]
![Sërish një shqiptar për golin e javës (VIDEO)](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Federata-Shqiptare-e-Futbollit-ne-stadiumin-Air-Albania.-Foto-nga-Federata-Shqiptare-e-Futbollit-FSHF.jpg?fit=937%2C937&ssl=1)
Kristjan Asllani realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 3-1 të Shqipërisë me Ishujt Faroe duke merituar jo vetëm duartrokitjet në stadium, por edhe përfshirjen në golat më të mirë të javës së katërt në kualifikueset e Europianit, raporton Klan.
Goditja tepër e saktë mesfushorit shqiptar preku traun e portës përpara se të ndalej në rrjetë, duke rikthyer Kombëtaren në avantazh.
UEFA, përveç golit të Asllanit në këtë garë ka veçuar edhe atë të anglezit Saka, turkut Guler e hungarezit Sallai.Fituesi do të vendoset në bazë të votave të tifozëve në faqen e UEFA-s.
Javën e kaluar goli më i mirë u shpall ai i shqiptarit, Jasir Asani ndaj Moldavisë dhe duke parë mënyrën se si u realizua, favorit duket edhe ky i Kristjan Asllanit.